Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Greqisë prej nesër për vizitë dyditore në Shkup

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Greqisë i obliguar për diplomaci ekonomike Kostas Frankojanis nesër do të udhëtojë për në Shkup për vizitë dyditore, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Marketing

Sipas informatave të MIA-s nga Athina, Frankojanis është paraparë që të realizoj një sërë takimesh, përfshi ministrinë e ekonomisë Kreshnik Bekteshi, atë për punë të jashtme Bujar Osmani si dhe kryeministrin Dimitar Kovaçevski.

Vizita e Frankojanis është vizita e parë e një zyrtari grek pas zgjedhjes së qeverisë së re në Shkup.

Marketing