Zëvendësministri Rexhepi priti në takim ambasadorin polak, Ticinjski

Projektet kapitale janë të rëndësishme për zhvillimin ekonomik të vendit, porositi zëvendësministri Bekim Rexhepi në takimin e sotëm të punës me ambasadorin polak, Vojcieh Ticinjski dhe potencuan nevojën për rritjen e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve.

Marketing

Rexhepi informoi për projektet infrastrukturore që janë realizohen në pjesën e infrastrukturës rrugore dhe hekurudhore, si dhe projektin për gazifikimin e vendit. Në takim, informojnë nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, është hapur edhe çështja për kandidaturën polake për Këshillin e Organizatës ndërkombëtare detare.

“Në takim, e njoftova ambasadorin me projektet e mëdha kapitale që i realizojmë në vendin tonë.

Biseduam për të gjitha projektet, veçanërisht për projektet që ne planifikojmë të zbatojmë në periudhën e ardhshme dhe të cilat janë të rëndësishme për lidhjen rajonale të vendit. Kjo ishte një mundësi e shkëlqyeshme për të folur në lidhje me rritjen e bashkëpunimit ekonomik”, deklaroi zëvendësministri Rexhepi.

Në takim u shkëmbyen mendime dhe përvoja të dy vendeve lidhur me përballjen me sfidat nga kriza me Kovid-19. I pranishëm në takim ishte dhe ministri Blagoj Boçvarski.