Zëvendësministrja e Financave Shiret Elezi dhe kryetari i komunës së Zhelinës Blerim Sejdiu sot do të inspektojnë punimet në rekonstruimin e SHF “Fan Noli” në fshatin Pallaticë të Komunës së Zhelinës.
Siç kumtuan nga Ministria e Financave, Elezi dhe Sejdiu do të inspektojnë punimet edhe në rrugën në fshatin Grupçin, që realizohen përmes Projektit për përmirësimin e shërbimeve komunale.