Zëvendësministrja Elezi për vizitë zyrtare në Gjenevë, merr pjesë në konferencën e 12 të UNCTAD

Duke nisur nga sot, me ftesë të Sekretarit gjeneral të UNCTAD (United Nations Conference on Trade and Development) – Konferenca e Kombeve të Bashkuara për Tregëtinë dhe Zhvillimin, zëvendësministrja e financave Dr. Shiret Elezi po qëndron për vizitë zyrtare në Gjenevë të Zvicrës ku pritet të merr pjesë dhe të ndjek nga afër punimet e konferencës së 12-të të UNCTAD Debt Management.

Marketing

Kjo konferencë po mbahet nga data 18 deri në 20 nëntor, derisa në të pjesëmarjen e kanë konfirmuar mbi 350 përfaqësues më të lartë të mbi 100 shteteve nga mbarë bota kryesisht nga sektori i financave përfshirë këtu ministra, zëvendës ministra, guvernatorë të bankave popullore, biznesmen etj.

Krahas pjesëmarjes në Konferencën e Kombeve të Bashkuara për Tregëti dhe Zhvillim, zëvendësministrja Elezi pritet që të realizojë takime bilaterale me shumë homolog të saj nga vende të ndryshme të botës për të shkëmbyer përvojat mes vendeve në sferën e sektorit financiarë.

Marketing