Zëvendësministrja Elezi priti në takim delegacionin turk të BE për IPA Fondet!

Nga dje (17 qershor) për vizitë studimore dy ditore në Shkup po qëndron delegacioni turk nga drejtoria e BE-së për menaxhim dhe negociata me IPA fondet, ku në kuadër të kësaj vizite pritet të bisedohet në lidhje me sistemin e menaxhimit me IPA fondet nga CFCD, kurse delegacioni do të vijoj dhe takimet në institucionet tjera siç është ministria e punës dhe politikës sociale për Kapitullin e 19 – politikat sociale dhe të punës dhe Kapitulli i dytë – Liria e lëvizjes së punëtorëve.

Marketing

Sot, këtë delegacion e ka pritur në takim zëvendësministrja e financave Dr. Shiret Elezi dhe sektorët ku janë diskutuar shumë tema që kanë të bëjnë me programet financiare të komponentave I, II,III, IV (The Head of CFCD is designated as Programme Authorizing Officer (PAO) for IPA Components I and II, and at the same time as Head of Operating Structure for IPA Components III and IV) nga IPA fondet si dhe beneficionet dhe delegimi i detyrave tek Ministria e financave për marrëveshjet e nënshkruara.

Pjesë e delegacionit turk nga drejtoria e Bashkimit Europian për marrëdhënie ndërkombëtare janë z. Özün Koca Taşkıner ekspert i BE-së nga Njësia e prokurimit, z. Hüseyin Dik ekspert nga drejtoria e Teknologjisë informative, znj. Asyagül Kocatepe eksperte e BE nga Njësia e menaxhmentit financiarë, z. Emrah Ertuğ Ursavaş asistent i BE-së nga njësia për menaxhim të granteve dhe z. Mustafa Fehmi Güzel asistent i BE-së nga Njësia e Teknologjisë informative.