Zëvendësministrja Elezi takon kryetarin Merko, diskutojnë për projektet që pritet të realizohen në Strugë

Zëvendësministrja e Financave Shiret Elezi dje ka realizuar takim me kryetarin e Komunës së Strugës Ramiz Merko.

Marketing

Të dy bashkëbiseduesit kanë diskutuar mbi projektet të cilat janë realizuar dhe që pritet të realizohen në vazhdim në kuadër të kësaj komune në pajtim me Bankën Botërore.

Elezi, siç informojnë nga kabineti i saj, e ka informuar Merkon lidhur me projektin e fundit që është ndërmarrë nga Qeveria, përkatësisht nga Ministria e Financave për ndihmën financiare që është vendosur t’ju ndahet komunave për shlyerje të borxheve me qëllim të përmirësimit të shërbimeve komunale.

Zëvendësministrja Elezi njëkohësisht ka pritur sugjerimet e Merkos që ka pasur për dikasterin e financave në lidhje me projektet në vazhdim që ka kjo komunë, derisa ajo është zotuar që bashkëpunimi i pushtetit lokal me atë qendror do të rritet edhe në periudhën në vazhdim.

Marketing