Zgjati 30 sekonda, dalin pamjet nga tërmeti në Bosnje (VIDEO)

Një tërmet me magnitudë 5.7 ballë të shkallës Rihter është regjistruar sonte në orën 23:08 në zonën e Stolacit, njoftoi Qendra Sizmologjike Mesdhetare Evropiane (EMSC).

Marketing

Sipas EMSC, tërmeti ishte në zonën e Stolacit dhe u ndje në të gjithë BiH dhe gjithë rajonin, duke përfshirë Kosovën, Shqipërinë, Malin e Zi e Kroacinë.

Qytetarët e Sarajevës kanë shkruar në rrjetet sociale se tërmeti ka zgjatur më shumë se 30 sekonda, shkruan media boshnjake radiosarajeva.

Po ashtu kjo media ka publikuar edhe një fotografi ku shihen se ka pasur dëme materiale në një rrugë në Bosnje e Hercegovinë.

Tërmeti i mbrëmjes së sotme ka rikthyer panikun tek qytetarët shqiptarë, të cilët përjetuan tmerrin e tërmetit të 26 Nëntorit të vitit 2019-të.