Zgjidhet drejtoresha e re e Akademisë së gjykatësve dhe të prokurorëve

Me 8 vota “për” dhe 1 “abstenim”, Natasha Gaber Damjanovska, u zgjodh drejtoreshë e re e Akademisë së gjykatësve dhe të prokurorëve për 4 vitet e ardhshme. Jo ka punuar 9 vite si gjykatëse në Gjykatën Kushtetuese.

Marketing

“Ky kandidat ka dorëzuar certifikatë ndërkombëtare të lëshuar nga një testator i ligjshëm ndërkombëtar për njohuri të shkëlqyera të gjuhës angleze, ndërsa nga vërtetimet e dorëzuara u konstatua se ai nuk është i dënuar më parë”,- tha u. d. drejtoreshë e akademisë së gjykatësve dhe prokurorëve, Olja Ristova.

Kandidatë ishin edhe Mirjana Llazarova Trajkovska, Aleksandar Markovski dhe Ellena Andrevska. Kjo e fundit nuk e ka plotësuar dokumentacionin e nevojshëm, ndërsa Markovski nuk fitoi shumicën e votave.

Problem shtesë ishte edhe kandidatura e vetmit shqiptar për zëvendësdrejtorin e këtij institucioni, Ilir Isenin, i cili nuk kishte dorëzuar vërtetimin se nuk është gjykuar. I njëjti u përjashtua nga konkurrimi dhe në 30 ditët e ardhshme do të shpallet thirrja e dytë.

“Ky kandidatë deri para mbajtjes së kësaj seance ka të drejtë të dorëzojë ose plotësojë dokumentacionin e nevojshëm për të kandiduar, por për ta bërë këtë ai duhej të ishte informuar më herët nga bordi drejtues, sepse ai nuk mund të dijë se kur do të mbahet seanca për zgjidhjen e drejtuesve të këtij institucioni”,- tha prokurorja republikane, Lile Spasovska.

“Kemi situatë kur kemi dokumentacion jo të plotë, mendoj se në këtë rast më së miri është që kandidatit t’i jepet mundësi që deri mbajtjen e seancës së ardhshme ai të dorëzojë dokumentacion e nevojshëm dhe më pas ne të vendosim për atë”,- tha prokurorja, Meri Trombeva.

Me Akademinë e gjykatësve dhe të prokurorëve mbi 11 vjet udhëhiqte Aneta Arnaudova.