Zgjedhja e Gjykatësve Kushtetues, Kacarska: S’lejoj përzierje të politikanve

Kryetarja e re e gjykatës Kushtetuese, Dobrilla Kacarska, pret që 3 gjykatësit e propozuar, të jenë profesionist, teksa bëri me dije se nuk do të lejojë as një politikan që të përzihet në vendimet e gjykatës. Tha se gjykata mund të funksionojë edhe me 5 gjykatës por gjatë votimit mund të paraqitet problem.

Marketing

“Unë mund vetëm një të garantoj: Nuk egziston politikan që mua muan të më lajmpërohet dhe të më thot se si unë të vendosi për ndonjë lëndë. Cilët gjykatës do t’i zgjedhin politikanët për atë mund të bisedoni me përfaqësues të partive politike. Shpresoj dhe dëshiroj që të zgjidhen profesionistë, të denjë, të cilëve nuk do të ju jetë me rëndësi se kush e ka dorëzuar iniciativën.”, tha Dobrilla Kacarska, kryetare e Gjykatës Kushtetuese.

Margarita Caca Nikollovska bëri thirrje shtetit që sa është e mundur më shpejtë të mbarojë procedurën e zgjedhjes së gjykatësve kushtetues. Sqaroi se praktika e gjykatës evropiane për të drejta të njeriut parasheh që gjykatës të ri të zgjidhen akoma pa u mbaruar mandati atyre aktual.

“Shteti nuk guxon atë ta lejojë. Unë pajtohem me kryetaren se gjykata mund të funksionoje,por nuk është ideja që 9 gjykatës të mos jenë present dhe që të gjithë të votojnë për ndonjë vendim. Çështja e demokracisë, publikut, mbrojtjen e sundimit të së drejtës duhet të zhvillohet në mënyrë si është paramenduar sipas standarteve dhe të gjithe 9 të japin mendimin e tyre.”, tha Margarita Caca Nkollovska nga instituti për të drejta të njeriut.

Marketing