Zgjedhje të parakohshme nëse për 10 ditë nuk ka marrëveshje për ndryshimet kushtetuese

Për disa ditë do të dihet nëse ekziston ambient për arritje të marrëveshjes me opozitën për shumicë prej dy të tretave e cila nevojitet për t’u votuar ndryshimet në Parlament, të cilat dalin nga Marrëveshja për emrin me Greqinë, tha dje kryeministri Zoran Zaev.

Marketing

Ai në deklaratën dhënë pas orës solemne të studentëve të saporegjistruar në FSHIIK, paralajmëroi se prej sot fillojnë bisedimet me opozitën, në mënyrë që të duhet nëse ekziston mundësia për marrëveshje. Konsideron se ekziston kapacitet për mbajtje të zgjedhjeve të parakohshme të cilat janë, thotë, obsioni i fundit nëse nuk arrihet marrëveshje.

“Gjithsesi që ka kapacitet për zgjedhje. Ligji dhe Kushtetuta i parashohin hapat e ardhshëm. Por, shpresoj se do të arrijmë sukses të dakordohemi. Proceset nuk mund të jenë të ngrira dhe të qëndrojnë në vend, punët duhet të lëvizin përpara”, tha kryeministri.