Zgjedhje të parakohshme parlamentare në Greqi

Me dallim prej 9,5 për qind në krahasim me SYRIZA-n, partia më e madhe opozitare, Demokracia e Re është fituese e zgjedhjeve të djeshme evropiane në Greqi, ndërsa vendi, siç paralajmëroi vetë kryeministri Aleksis Cipras, së shpejti shkon në zgjedhje të parakohshme, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Marketing

Sipas 74,27 për qind të votave të numëruara në konkludim me orën 9:00 sipas kohës lokale, përfaqësues në Parlamentin Evropian marrin shtatë parti greke, midis të cilave për herë të parë dy të sapoformuara. Njëra nga ish-anëtari i LAOS-it ultranacionaliste, Kirijakos Velopulos, tjetra nga ish-ministri i Financave në qeverinë e Ciprasit, Janis Varufakis.

Më konkretisht:
Demokracia e Re 33.24% – 7 eurodeputetë
SYRIZA 23,74% – 6 eurodeputetë

Lëvizje e ndryshimit – 7,5% – 2 eurodeputetë

Partia komuniste e Greqisë – 5,5% – 2 eurodeputetë
Agimi i Artë – 4,8% – 2 eurodeputetë
Zgjidhja greke – 4,12% – 2 eurodeputetë
Mera25 – 3.06% – 2 eurodeputetë
Partitë tjera 17.93%

Demokracia e Re opozitare, përveç në zgjedhjet evropiane, në epërsi është edhe në ato lokale në Greqi, ndërsa tani më nga rrethi i parë ka marrë pesë periferi greke.

Me 72.62 për qind të votave të numëruara, Demokracia e Re ka fituar në rajonet Maqedonia Qendrore, Maqedonia Perëndimore, Epiri, Tesalia dhe periferitë që i përfshijnë ishujt nga pjesa veriore e Detit Egje, ku kandidatët e tyre për prefektë kanë fituar mbi 50 për qind të votave.

Në komunën e Athinës, janë numëruar 98,20 për qind të votave, Kostas Bakojanis nga Demokracia e Re ka fituar 42,67 për qind, ndërsa kandidati i SYRIZA-s, Nasos Iliopulos 16,96 për qind. Megjithatë beteja e fundit do të zhvillohet javën e ardhshme në rrethin e dytë.

Rreth të dytë do të ketë edhe në komunën e Selanikut. Nikollas Tahiaos nga Demokracia e Re është i sigurt në pozitën e parë me 22,48 për qind, ndërsa betejë e ngushtë zhvillohet për vendin e dytë midis Konstantinos Zervas dhe Jorgos Orfanos, me dallim prej vetëm 0,3 për qind me 57 për qind të votave të numëruara. Kandidatja e SYRIZA-s, Katerina Notolulu është në pozitën e katërt me 13.54 për qind.

Jehona në zgjedhjet evropiane është 58,27 për qind, në zgjedhjet për prefektë 58,15 për qind, ndërsa për prefektë 58,71 për qind.

Pasi dje, Ministria e Punëve të Brendshme e Greqisë i kumtoi rezultatet e para zyrtare, lideri i Demokracisë së Re, Kirijakos Micotakis kërkoi nga Cipras të ndërmarrë përgjegjësi dhe të japë dorëheqje.

Kryeministri grek disa minuta para mesnate, tha se pas rrethit të dytë të zgjedhjeve lokale gjatë javës së ardhshme, do të kërkojë nga presidenti i shtetit të shpall zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Jozyrtarisht në Greqi, si edhe në periudhën e fundit, ashtu edhe tani, si datë e mundshme për zgjedhjet përmendet 30 qershori.

Marketing