Zgjedhjet 2024, votojnë të burgosurit, të pafuqishmit dhe diaspora

Nga KShZ-ja me informacione se në zgjedhjet presidenciale të drejtën e votës mund ta ushtrojnë 11.095 persona të sëmurë dhe të pafuqishëm, ndërsa për zgjedhjet parlamentare të drejtë vote kanë 11.197 të sëmurë dhe të pafuqishëm. Gjithashtu në 14 vendvotime në institucionet ndëshkuese-korrigjuese për zgjedhjet presidenciale duhet të votojnë 2.147 votues, ndërsa në listën zgjedhore për ato parlamentare janë regjistruar 2.140 votues. Votuesit që jetojnë në shtëpi të pensionistëve për TVM2 me pritshmëritë e tyre për këto zgjedhje.

Marketing

“T’i kemi gjërat më lirë, çdo ditë me çmime të ndryshme. Pensione më të mëdha. Kushdo le të jetë, me rëndësi të jetë për popullin dhe jo vetëm për veten.”, – tha një banore në shtëpi të pensionistëve.

Edhe nga menaxhmenti i burgut të Idrizovës informojnë për rrjedhë të rregullt të votimit, ndërkaq presin deri në fund të mbylljes së votimit të regjistrohet përqindje e konsiderueshme e votuesve. Në Institucionet Ndëshkuese – Përmirësuese votimin po e mbikëqyr Këshilli i Evropës.

“Procesi i votimit po rrjedh si duhet në këtë burg. Ne jemi nga Këshilli i Evropës, erdhën që të shohim vajtjen e procesit dhe ka jehonë të madhe nga të burgosurit.”, – theksoi Stefan Shena nga Këshilli i Evropës.

Të drejtën e votës më 7 maj e realizon edhe diaspora. Për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në 31 vendvotime në përfaqësitë diplomatike konsullore janë të regjistruar 2.569 votues. Votim për zgjedhjet parlamentare në diasporë nuk organizohet, për shkak se nuk është regjistruar numër i mjaftueshëm i qytetarëve tanë.