Koalicioni “Tash është koha’ i Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës në takim me qytetarët e Gostivarit. Bartësi i listës në këtë njësi të gjashtë zgjedhore, Zijadin Sela, kryetar I ASH-së tha se pas 15 korrikut qytetarëve do tu sjellin ndryshimin e shumëpritur, do të kthehet liria që ata të zhvishen nga presionet politike.
Sela diskutoi edhe problemet e rinisë. Ai problemet e të rinjëve i quajti si një alarm që bie mbi kokat e politikanëve për kohën që nuk duhet humbur dhe për ndryshimin që duhet sjellë sa më shpejtë me qëllim që të parandalohet ikja e rinisë nga vendi. Koalicioni ‘Tash është koha’ sipas, liderit të Aleancës synon që 80% e punësimit të reflektojë realitetin etnik që çdo vendbanim dhe komunë ka.
“Sot koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa është në takim me qytetarët në Gostivar për të dhënë ofertën tonë politike dhe për të dhënë mesazhin që zgjedhjet duhet të jenë të qeta, demokratike, zgjedhje të paqëta të cilat për qëllim final kanë që tu sjellin lirinë të gjithë qytetarëve. Ne u premtojmë atyre se pas 15 korrikut duhet të jenë të lirë nga presionet e partive politike në pushtet për të bërë gjeste të cilat janë në kundërshtim edhe me natyrën e shqiptarit. Shqiptari është I paqtë, është I arsyeshëm, është fisnik, I tillë duhet të jetë edhe procesi zgjedhor.”, tha Zijadin Sela, kryetar i ASH-së.
Nga Aleanca për Shqiptarët ndërkohë ankohen për trajtimin që po u bëhet aktualisht familjarëve të pacientëve të sëmurë nga virusi korona. Në një pres konferencë sot ata këkruan që spitali “8 Shtatori’ të jetë më I hapur për familjarët e pacientëve. Kandidati për deputet nga koalicioni ash-aaaa, Bekim Tateshi tha se qytetarët ankohen se s’kanë kurrfarë informacioni për të afërmit e tyre. Kritika u adresuan edhe për vonesën e rezultatave nga testimet.
“Kjo është e papranueshme e pafalshme, kërkojmë nga drejtori I spitalit që urgjentisht të organizojë numra të telefonave në të cilat të afërmit mund të marrin informata. Poashtu ne deshëm të ngremë edhe disa shqetësime të tjera, sikurse testimet të cilat bëhen në Republikën e Maqedonisë së Veriut, pra strishot, janë në numër të madh mirëpo shumë pacientë na ankohen se hasin në vonesa humë të mëdhaja që në një mënyrë ndikon edhe në jetën normale të familjarëve.”, tha Bekim Tateshi nga ASH.
Koalicioni “Tash është Koha” gjatë ditës ka qëndruar edhe në vendbanimet e Komunës së Zhelinës. Në fjalën e tij para banorëve të Treboshit, kreu I ASH-së Ziadin Sela mes tjerash përmendi situatën në të cilën ndodhen shumica e administratorëve shqiptarë. Nuk do të ketë nevojë më që t’i përuleni dikujt për ta ruajtur vendin e punës, porositi Sela, pasiqë sipas tij më 15 korrik, qytetarët do të votojnë numrin 5, numrin që do ta sjellë ndryshimin dhe numrin që do ta bëjë realitet, “shtetin për të gjithë”.