Kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Aleksandar Dashtevski ka njoftuar daljen në zgjedhjet parlamentare sipas njësive zgjedhore.
Sipas KSHZ-së pjesëmarrja më e madhe deri në orën 11:00 ka në njësinë e tretë zgjedhore, ndërsa më e ulëta në atë të gjashtën.
Në njësinë zgjedhore 1 dalja është 15,75 për qind, në njësinë 2 dalja është 12,24 për qind, në të tretën 16,79 për qind.
Në njësinë zgjedhore 4 pjesëmarrja është 14,54 për qind, në njësinë zgjedhore 5 dalja është 14,01 për qind, ndërsa në njësinë zgjedhore 6 dalja është më e vogël vetëm 7.46 për qind
Deri orën 11:00 dalja në zgjedhjet presidenciale është 12.87%, ndërsa për zgjedhjet parlamentare 13.69%