Zgjedhjet e dyfishta 2025: “Levica” – Jemi gati për zgjedhje, inkurajojmë Qeverinë për këtë hap!

“Levica” shprehet e gatshme për zgjedhje të përbashkëta në vitin 2025 dhe inkurajon shumicën qeverisëse për të ndërmarrë këtë hap.

Marketing

Kështu thuhet në përgjigjen për Klan Maqedoni nga partia “Levica” që drejtohet nga Dimitar Apasievi, duke u shprehur të bindur se në zgjedhjet eventuale më 2025 kjo parti do të ketë rezultat shumë më të mirë se sa në zgjedhjet e fundit.

“Në katër muajt e parë të pushtetit të paaftë e oligark të DPMNE – VLEN – ZNAM në krye me Mickoskin, kur u bë e qartë se kanë shkelur gjithçka për të cilët u zotuan para zgjedhjeve dhe kur për opinionin “Levica” është partia që zhvillon betejën kryesore opozitare, ne jemi më shumë se të gatshëm për zgjedhje të përbashkëta në vitin 2025 dhe inkurajojmë shumicën për këtë hap. Në zgjedhjet e ardhshme “Levica” do të ketë rezultat shumë më të mirë dhe do ta fitojë primatin në spektrin emajtë nga LSDM-ja, që t`ia prishë llogaritë DPMNE-së që janë në pushtet tashmë 3 vite përmes Kryebashkiakëve të tyre kriminel dhe t`i jepet goditje legjitimitetit të këtij pushteti anti-popullor, nëse nuk kanë guxim për zgjedhje të dyfishta” – thuhet në përgjigjen e “Levicës” për Klan Maqedoni.tvklan.mk

Marketing