Zgjedhjet e parakohshme, Ahmeti: Shumica stabile, të punojmë pro Evropës

Lideri i BDI –së, Ali Ahmeti, nuk mendon se zgjedhjet e parakohshme i bëjnë mirë vendit në një kohë kur i gjithë përqendrimi sipas tij, duhet të jetë në krijimin e një fronti të përbashkët evropian, ku secili duhet të japë kontribut. Ahmeti nuk deshi të flasë për ndarjen e resorëve, nëse ASh bëhet pjesë e Qeverisë, sepse sipas tij, është akoma herët të bisedohet për këtë çështje.

Marketing

“Mendoj se shumica parlamentare është stabile, mirëpo ka një qasje më të përpunuar, më të avansuar për një aleancë për Evropën e bashkuar dhe ta shohim se si do të na funksionojë dhe si do ta realizojmë këtë filozofi. Nuk ka të bëj me frikë të BDI-së, BDI-ja pa diskutim është fitues i zgjedhjeve.”, – deklaroi lideri i BDI-së, Ali Ahmeti.