Për saktë një muaj, më 15 korrik në vend duhet të mbahen zgjedhjet e dhjeta kuvendare. Këto do të jenë zgjedhjet më specifike që janë mbajtur në vend duke e pasur parasysh krizën me koronavirusin dhe mënyrën në të cilën ata duhet të zbatohen – nën mbrojtje të plotë nga përhapja e virusit me maska, me mjete tjera mbrojtëse, në hapësira më të mëdha me dritare të hapura ose ndoshta edhe në ambient të hapur.
Heshtja do të fillojë tre ditë më herët gjegjësisht më 12 korrik në mesnatë, ndërsa më 13 dhe 14 korrik (e hënë dhe e martë) do të votojnë të sëmurit që do të paraqiten për votim, ndërsa mes tyre edhe persona me Covid-19, ata në izolim dhe në vetizolim, si dhe të burgosurit, personat në azilet e pleqve.
Do të publikohen edhe detaje për atë si do të realizohet fushata, edhe pse disa prej partive tani më kanë kumtuar se nuk do të organizojnë tubime dhe mitingje të mëdha. Të gjithë pjesëmarrësit në zgjedhje pa përjashtim që t’i prekin qytetarët, do t’i shfrytëzojnë mediumet sociale dhe televizionet. Fushatë me takime direkte me qytetarët pothuajse edhe të mos pritet duke i pasur parasysh numrat e të infektuarve me Covid-19.
Sfidë e madhe për partitë do të jetë jehona e votuesve. Nga njëra anë për momentin është përhapja aktuale e koronavirusit dhe numrat e mëdhenj të të infektuarve me të cilët përballet vendi, ndërsa nga ana tjetër dëshpërimi i qytetarëve në partitë dhe programet e tyre, të cilët siç kërkohet në opinion, për shkak të krizës ekonomike dhe shëndetësore duhet të pësojnë ndryshime.
Lajmi se partitë kanë arritur marrëveshje për zgjedhje më 15 korrik dje në konferencë për shtyp e publikoi kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev. Theksoi se është arritur marrëveshje që zgjedhjet të mbahen më 15 korrik, dita e mërkurë të jetë ditë jo pune për të gjithë qytetarë.
Përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare e mirëpritën marrëveshjen në mes partive politike, ndërsa shpresojnë për zgjedhje korrekte, demokratike dhe inkluzive.