Kryeministri, Zoran Zaev, nuk mendon për zgjedhje të parakohshme parlamentare. Edhe pse kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski, thotë se opozita punon për sigurimin e shumicës së re në Kuvend, Zaev është kategorik se të vetmet numra që duan të rriten në shtëpinë ligjdhënëse, janë ato të maxhorancës. Mbetet në qëndrimin se kjo Qeveri duhet të ketë mandat katërvjeçar pasi punon për mirëqenien e shtetit dhe qytetarëve.
“Unë me përgjegjësi pohoj se shumica parlamentare mund të rritet, jo të bjerë. Do të përpiqem ta shpjegoj atë në mënyrën më të thjeshtë, analizoni politikat e ndjekura nga qeveria e udhëhequr nga LSDM dhe politikat e opozitares VMRO-DPMNE. Kjo është baza nëse do të ketë migrim të deputetëve nga e majta në të djathtë apo nga e djathta në të majtë… Kundërshtari im i parë Hristijan Mickoski, as “V” nga Veriu në emrin kushtetues nuk përdor, mund ta imagjinoni se çfarë do të ndodhte nëse drejton vendin. Dhe pse të shkojmë në zgjedhje parlamentare? A nuk është e nevojshme të çohet në fund një mandat katër vjeçar. Të gjitha këto politika që ne po zbatojmë me vite, Marrëveshja me Bullgarinë, Ligji për Përdorimin e Gjuhëve, Marrëveshja me Greqinë, anëtarësimi në NATO – të gjitha janë për një standard më të lartë ekonomik dhe një cilësie më të mirë të jetës të qytetarëve.”,- tha kryeministri, Zoran Zaev.