Zgjedhjet e parakohshme, Taravari: Nevojitet konsensus i gjerë

Thirrjes së vazhdueshme të Ahmetit për zgjedhje të parakohshme vjeshtën e vitit të ardhshëm, Taravari i përgjigjet se për bashkimin e dy cikleve zgjedhore nevojitet konsensus.

Marketing

“Sa i mbaruam zgjedhjet para pesë-gjashtë muajsh. Ne jemi të hapur të bisedojmë për të gjitha çështjet, por duhet të kemi një konsensus më të gjerë, në qoftë se shkohet në zgjedhje. Nëse e ka për të matur forcat se sa është VLEN-i dhe ku është BDI-ja. Unë mendoj se vitin e ardhshëm do të mbahen zgjedhjet lokale.”, – theksoi ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari