Zgjedhjet eventuale, Ahmeti: Nëse të tjerët i kërkojnë, ne jemi gati

Luhatje mes vendimit për organizim ose jo të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare bashkë me ato presidencialet.

Marketing

Kryeministri Zoran Zaev deklaroi mëngjesin e sotëm se për këtë çështje, kryesia e partisë do të mblidhet të premten, ku edhe mund të merret një vendim. I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i BDI-së këtë pasdite.

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti mendon se vendi për momentin ka për obligim realizimin e interesave më të mëdha strategjike por nëse të tjerët kërkojnë zgjedhje, BDI-ja është e gatshme.

Interes shtetëror në këtë situatë nuk është organizimi i zgjedhjeve parlamentare por nëse të tjerët kërkojnë zgjedhje, BDI-ja është e gatshme t’i përgjigjet çdo përballje- deklaroi Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.