Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev, para Tetovarëve kërkoi mbështetjen e tyre që të mund të mposhtin BDI-në dhe VMRO-DPMNEN në njësin e gjashtë zgjedhore.
Është koha që BDI të shkoj në opozit, pasi që nacionalizmi më nuk kalon te qytetarët,por vetëm në mënyrë demokratike vendoset kush do të jetë kryeministër dhe këtu fjalën e fundit e kanë qytetarët, tha Zev.
“Në munges të ofertës për të ardhmen, op edhe BDI kthehet kah nacionalizimi dhe e nënçmojn intelegjencën edhe të shqiptarëve të maqedonasve të turqve dhe të tjerve. A thua nuk e din se janë të lëxueshëm dhe se edhe ata humbin nga polirtika të tilla kërcnuese. Qytetarët janë ata që tregojn se kush do të jetë deputet, kush do të jetë ministër, kryeministër, president ose çfardo lloj bartes funksioni. Ne të LSDM-së kemi drejtor shqiptar , ministër shqiptar, kemi anëtar shqiptar edhe në Kuvend, kemi KRyetar komune shqiptar. Nuk na paraqet as një problem as një kryeministër shqiptar e as president. Ne duam vetëm të ketë kuadër të mirë, spese kjo I duhet Maqedonisë”, u shpreh kryetari i LSDM-së Zoran Zaev.
Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, i cili është bartës liste së koalicionit në njësinë e gjashtë zgjedhore, theksoi se ata si parti kanë luftuar që të rëzojn regjimi, ndërsa kësaj radhe bashk me LSDM-në do ta mposhtin edhe pjesën e ngelur të BDI-së.
Ai para tetovarve premtoi zhvillim të barabart rajonal, investime në infrastruktur ambient të pastërt jetësor dhe antarsimin e plot të vendit në BE.
“Levizja Besa bashk me LSDM-në dhe gjith partit tjera ju ofron qytetarëve shqioptar dhe të tjerëve një mundësi për të votuar një opsion ndryshe, opsion që do ta bëj Maqedonin përfundimisht ashtu sic e bëm antare të Natos edhe anëtar të BE-së. Numri tre ju garanton që pas 15 korrikut do ta sjellim Evropën në Maqedoni dhe nuk do të kenë nevoj që të rinjët tan të ikin nga trojet e tyre shekullore”, theksoi kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami.
Fanica Nikollovska, kandidate për deputete nga njësia e gjashtë zgjedhore tha se si koalicion do të punojn që sa më shpjet që është e mundur mali Sharr të shpallet park nacional, të ndërtohet një shteti I sigurt me një ekonomi stabile ku të rrinjët do të kenë të ardhme.