Kandidati për kryeministër dhe njëherit edhe bartësi i listët për deputet në njësinë zgjedhore numër 4, Zoran Zaev, premtoi 120 për qind rritje të pagës minimale, e cila në fund të mandatit do të arrijë 20 mijë denarë. Duke shpalosur programin para qytetarëve të kësaj komune, Zaev bëri thirrje të votohet Koalicioni “Mundemi” për të vazhduar progresi i vendit në të gjitha fushat, derisa premtoi 60 milionë euro investime në inverterë në mandatin e ardhshëm 4-vjeçar.
“Për shkak se përmes miqësisë, përmes mençurisë me mundin e të dyja palëve në bisedime, ndërruam vlerën europiane, bëmë të ardhme evropiane. Ne e përshëndetëm të gjithë këtë mençuri për shkak se sot kemi gjithçka që kanë luftuar paraardhësit tanë dhe në mbi të gjitha kemi NATO dhe fillim të negociatave. E ngritëm ekonominë, paralelsisht treaguam se ka para, siç thotë edhe Ljupço, në këtë shtetin tonë, asgjë nuk është rritur në gjithë këto vite, asgjë, e kundërta, i shkarkuam qytetarëve nga një sërë të të dhënave drejt shtetit.”,- tha bartësi liste në nj. z. 4 nga Koalicioni “Mundemi”, Zoran Zaev.
Karavani i LSDM-së u ndal me tribunë edhe në komunën e Vrapçishtit. Bejxhan Iljas – kandidat për deputet nga Partia Demokratike e Turqve të Maqedonisë, që është pjesë e Koalicionit “MUNDEMI”, theksoi se turqit aktivisht marrin pjesë në jetën politike të shtetit dhe janë hallkë e rëndësishme në shoqërinë mutlietnike.
“Ne qytetarët e këtij vendi të përkryer, ku jetojmë bashkërisht, ndajmë vlera të ndryshme dhe kemi një bashkëjetesë të shkëlqyer. Duke menduar për një të ardhme më të mirë, ne erdhëm të jemi në koalicion me LSDM-në. Kemi harmonizim programor dhe për këtë jemi pjesë e Koalicionit “Mundemi”. Synimi ynë gjithmonë ka qenë dhe mbetet i njëjtë. Vendi me të drejta dhe mundësi të barabarta për të gjithë.”,- theksoi kandidati për deputet nga Koalicioni “Mundemi”, Bejxhan Ilas.
Edhe partneri tjetër nga Koalicioni “Mundemi”, Bilall Kasami, dje ka realizuar një takim me bujqit, duke u shprehur se bujqit në qeverisjen e ardhshme pas 15 korrikut do të kenë vëmendje të veçantë dhe gjithashtu do të ndihmohen edhe me subvencione për të lehtësuar punën e tyre. Më tej, Kasami premtoi se për privatët do t’u ndërtohet qendër grumbullimi për produktet bujqësore.