“Zgjedhjet”, KSHZ-ja anuloi rezultatet në 4 vendvotime

Janë anuluar rezultatet nga votimet në 4 vendvotime, një në Saraj, në Shuto Orizare, në Kumanovë dhe një në Radovish për shkak të parregullsive që janë konstatuar nga KSHZ-ja. Në asnjë nga këto vendvotime nuk do të ketë rivotim për shkak se numri i votave në këto vendvotime nuk ndikon në rezultatin final apo në fituesin e zgjedhjeve. Në atmosferë të tensionuar u vendos për ankesën në lidhje me vendvotimin në Novosellë për zgjedhjet lokale, pasi që anëtarët e VMRO-DPMNE-së dhe të BDI-së kërkonin me ngulm që të hapej kutia, ndërsa kjo gjë kundërshtohej nga anëtarët e LSDM-së në KSHZ. Megjithatë, në fund kutitë u hapën por nuk u vërejt ndonjë parregullsi, andaj votimi dhe numërimi i votave u shpall i vlefshëm. Për zgjedhjet e rrethit të dytë të zgjedhjeve presidenciale dhe komunale në dy komuna, gjithsej u dorëzuan 12 ankesa. 8 u refuzuan pasi që KSHZ nuk kishte indikacione për manipulim apo parregullsi zgjedhore.

Marketing