Zgjedhjet lokale, 31 komuna tashmë me kryetar të ri

Sipas përpunimit të të të dhënave nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Zgjedhjet lokale të së dielës në raundin e parë janë zgjedhur 31 kryetarë komunash, ndërsa së bashku me qytetin e Shkupit në 49 komuna do të ketë raund të dytë më 31 tetor.

Marketing

Në qytetin e Shkupit në raundin e parë janë zgjedhur kryetarët e katër komunave.Sipas KShZ-së, BDI në rrethin e parë në kuadër të kryeqytetit ka fituar në komunën e Sarajit, ndërsa gjithashtu ka fituar edhe në komunën e Likovës dhe Pllasnicës.

VMRO-DPMNE -ja ka fituar 19 kryetar komunash edhe atë në Shkup ka fituar në komunat Butel, Kisella Vodë dhe Gazi Babë si dhe në komunat, Gradsko, Bosillovë, Veles, Vinicë, Zërnoc, Ilinden, Jegunoc, Kavadar, Karbinc, Mogillë, Negotinë, Novaci, Petrovec, Prilep, Sopishtë dhe Shën Nikollë.

Sipas të dhënave të KShZ-së LSDM ka fituar në 9 të Komuna edhe atë Dojran, Berovë, Bogdancë, Vallandovë,Dellçevë, Kriva Pallankë, Krivogashtan, Strumicë dhe Krushevë.

Për qytetin e Shkupit do të ketë balotazh midis Petre Shilegov dhe Danella Arsovska. Në Shkup rreth të dytë do të ketë në Çair, Karposh Qendër dhe Shuto Orizare. Rreth të dytë gjithashtu do të ketë edhe në disa komuna tjera midis të cilave në qytetin e Gostivarit, Strugës, Kërçovës, Haraçinës, Kumanovës, Ohrit, Gjevgjelisë dhe Kratovës.