Zgjedhjet lokale/ BDI me 3 kryetarë, në balotazh ASh-AAA, BESA, PDSh

BDI ka fituar tre komuna, në komunën e Sarait, Likovës dhe në komunën e Pllasnicës, ndërkaq në Strugë, Bogovinë, Kërçovë, Dollnen, Bogovinë, Tetovë, Dibër, Tearcë, Zhelinë, Çashkë, Vrapçishtë, Studeniçan dhe Haraçinë do të shkojë në balotazh.

Marketing

Me përfundimin e rrethit të parë të Zgjedhjeve lokale, Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh falënderim të madh dhe mirënjohje për të gjithë votuesit dhe përkrahësit për mbështetjen e dhënë në këtë cikël zgjedhor duke e nxjerrë kështu partinë si fituese absolute.

“Ky preces ashtu siç ka filluar mrekullueshëm të mbyllet mrekullueshëm bashkarisht me të gjithë ne të pranishmit këtu. Siç kemi qenë fitmitarë, fitmitarë dolëm edhe në këtë process kaq të rëndësishëm për pushtetin vendor”, u shpreh kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.

Aleanca për shqiptarët dhe Alternativa do të shkojë në Balotazh në Strugë, Dibër, Gostivar, Vrapçishtë, Bogovinë dhe Tearcë.

“Ne jemi të fokusuar prej këti momenti për raundin e dytë për balotazhin që do ta kemi në përballje dhe besoj që ne do tia dalim bashkarisht me qytetarët që numri i komunave që udhëhiqen nga opozita shqiptare të jetë akoma më i madh”, theksoi kryetari i Aleancës për shqiptarët Zijadin Sela.

Lëvizjes Besa, mbrëmë shpalli fitore për votat e fituara në Tetovë dhe në balotazh si kundërkandidat do ta ketë Teuta Arifin nga radhët e BDI-së.

“Kundër pushtetit në Tetovë fitorja është 2 me 1, ne si Lëvizje Besa jemi para në Tetovë, dhe besojmë se këtë vullnet të cilin e pati rinia e Besës, rinia Tetovare për ndryshim në raundin e dytë do ta dyfishojmë fitoren”, u shpreh Bilall Kasami – kryetari Besës, kandidat për qytetin e Tetovës.

Ndërkohë PDSH,ka pasur dy kandidatë për kryetarë komune në Tetovë dhe Studeniçan.Në Tetovë Sadi Bexheti mori 10.01 % të votave ndërsa kandidati PDSH -së në Studeniçan Azem Sadiki do të jetë në balotazh me Ejup Abazin nga BDI.

“I faleminderoj të gjithë kandidatët tanë që u futën në këtë betejë të pabarabartë ,nuk duhet të ndjehen keq dhe përgjegjës unë jam përgjegjës për këtë rezultat se zakonisht përdori strategji të rënda. Na pret një punë shumë e rëndësishme dhe besoj se do të punojmë të gjithë që të kthehemi aty ku kemi qenë”, theksoi kryetari i BDSh-së, Menduh Thaqi.

Marketing