Bashkimi Demokartik Për Integrim nesër do të prezantojë 18 kandidatët për kryetar komunash- këtë e ka bërë të ditur zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi. Potencoi se këta kandidatë do të jenë edhe fituesit e këtyre zgjedhjeve.
“Nesër kemi mbledhje të kryesisë së partisë në Gostivar, ku kryetari Ali Ahmeti do të prezantojë 18 kandidatë për kryetar komunash dhe siç kam thënë edhe më herët, presim që të gjithë ata të jetë fitues, shumica që në raundin e parë, shumë pak në raundin e dytë, por gjithsesi të gjithë ata emra kanë mbështetjen të madhe nga të gjithë qytetarët në komunat e tyre. Për këtë arsye janë kandidatë, sepse do të jenë edhe fitues dhe se qytetarët janë të kënaqur me punën e tyre”, u shpreh zëvendëskryeministri Artan Grubi.