Zgjedhjet lokale/Grubi: BDI me kandidatura të reja në shumë komuna, fitojmë bindshëm

Zëvendëskryeministri i parë Grubi në intervistën e tij për Kanal5, ka folur edhe për zgjedhjet lokale të cilat shpallën të Premten, BDI tashmë ka shpallur shumicën e kandidatëve për kryetarë, të cilët të gjithë janë tashmë kryetarë aktualë ose ish-kryetarë, lidhur me emra të ri Grubi shton se në një pjesë të madhe të komunave BDI ka emra të ri kandidat.

Marketing

“Kemi emra të rinj, në Tearcë ka kandidat të ri, në Vrapçisht ka kandidat të ri, në Bogovinë ka kandidat të ri, në Studeniçani ka kandidat të ri, në Plasnicë ka kandidat të ri, në Haraçinë, në Çashkë, në shumë komuna kemi kandidatë të rinj. Pra, gati gjysma e atyre që kandidojnë si kandidatë të BDI -së janë kandidatë të rinj. Të tjerët janë kandidat të konfirmuar, që sipas sondazheve, sondazhe voluminoze, shumë serioze me 1000 të anketuar në secilën prej këtyre komunave dhe jo një herë por disa herë, konfirmojnë se kandidatët që z. Ahmeti dëshiron t’i propozojë Këshillit Qendror janë më të mirët kandidatët dhe disa prej tyre do të fitojnë në raundin e parë. Jam i bindur sipas numrave që shohim në sondazhe dhe situatës në terren, si dhe asaj që u realizua, jam i bindur se do të marrim të gjitha komunat, përfshirë ato që opozita ka aktualisht, dhe më të rëndësishmet nga ata natyrisht janë Gostivari, Bogovina dhe Vrapçishti dhe Zhelina”, ka shtuar më tej Grubi.