LSDM mbështet Bejtën, Deharin, Dukën, Ganiun, Merkon dhe kandidatët tjerë të BDI
Sekretari gjeneral i LSDM-së, Ljupço Nikolovski sot gjatë qëndrimit në Manastir në një prononcim për mediat ka deklaruar se LSDM mbështet plotësisht kandidaturat e BDI-së në disa komuna për këto zgjedhje lokale.
Sipas Nikollovskit, LSDM mbështet Nevzat Bejtën në Gostivar, Fatmir Deharin në Kërçovë, Visar Ganiun në Çair, Hekuran Dukën në Dibër, Ramiz Merkon në Strugë si dhe gjitha kandidaturat e BDI-së në komunat tjera.