Zgjedhjet lokale, ky është sllogani i PDSH-së

Zgjedhjet janë shtylla më e rëndësishme e demokracisë ku qytetari vendos për të ardhmen e tij për katër vitet e ardhshme. Një përditësim i udhëheqësisë përveçse i nevojshëm është edhe i domosdoshëm. Është vështirë të mendosh për të ardhme të mirë në Maqedoninë e Veriut prandaj dhe gjithkush po largohet që këtu.

Marketing

Vendbanimet tona janë bërë të pabanueshme për shkak të atyre që po e mbajnë pushtetin qe 20 vite. I kuptojmë brengat e qytetarëve prandaj mesazhi ynë do të jetë i prerë, i qartë dhe i shkurtë. Në emër të Shtabit Qendror ju njoftojmë se në këto zgjedhje lokale me udhëheqësit komunal të PDSH-së, listat për këshilltarë komunal, garojmë me njerëz të pregaditur profesionalisht dhe me personalitete dinjitoze promovojmë shpresën për komunat shqiptare. Partia Demokratike Shqiptare në këto zgjedhje lokale do të mbajë slloganin “ME MË TË ZOTËT KA SHPRESË”. Opsioni ynë mbanë numrin 11.

Të nderuar gazetarë, të dashur miq, poashtu ju njoftojmë për konventën e partisë që do të mbahet nesër në ora 18:00 te Gjimnazi “Kiril Pjecinoviq” në Tetovë ku do të promovohen kandidatët tonë për kryetar komunash dhe listat për keshilltarë. Urojmë për një fushatë fer dhe të qetë.

Ne besojmë fuqishëm se qytetari do të votojë të ardhmen e tij, do të votojë shpresën për familjet e tyre dhe do të votojë njerëzit e zotë për udhëheqës. E ardhmja po i buzëqesh komunave shqiptare me numrin 11.