Lëvizja Besa nga kryeqyteti nis e vetme garën zgjedhore në 11 komuna me kandidatë për kryetar dhe në 23 komuna me lista për këshilltarë komunal duke përfshirë këtu edhe qytetin e Shkupit.
Sllogan I fushatës është ‘Me ka krejt’që sipas zëdhënësit të partisë Arijanit Hoxha simbolizon seriozitetin e tyre politik për të garuar në zgjedhjet lokale pa kalkulime dhe duke ofruar kandidatët sikurse kryetarin e partisë Bilall Kasami dhe dy nënkryetarët Fadil Zendeli dhe Kastriot Rexhepi.
“Lëvizja Besa do të zhvillojë një fushatë modeste, me kreativitet të theksuar dhe me koncentrim më të madh që qytetarëve t’u qaset derë më derë për t’i njoftuar nga afër me ofertën politike të Lëvizjes Besa në këto zgjedhje. Fushata jonë do të jetë fushatë pozitive, affirmative dhe me nivel të lartë të respektit ndaj oponentëve politik. Poashtu duke patur parasysh se jemi në sitautën e pandemisë Covid 19, gjitha aktivitetet tona do të jenë në përputhje të plotë me masat shëndetësore si dhe respektimin e plotë të protokoleve shëndetësore.”, tha tha Arijanit Hoxha, zëdhënës i lëvizjes Besa.
Nga Lëvizja Besa zotohen për një proces zgjedhor fer dhe demokratik të qetë dhe pa incidente dhe apelojnë të gjitha partitë politike që të angazhohen maksimalisht në mbarrëvajtjen e procesit që rezultatet përfundimatre të pranohen nga të gjitha palët.