Partia opozitare VMRO -DPMNE sot do ti publikojë kandidatët për kryetar komunas për zgjedhjet lokale të 17 Tetorit. Keu i partisë Mickovski njoftoi se Komiteti Qendror i VMRO-DPMNE-së në mbledhjen e mbrëmshme ka konfirmuar vendimet për kandidatët për Kryetarë Komunash.
“VMRO-DPMNE në këto zgjedhje do të paraqitet me shumë fytyra të reja, me energji të re, vision të ri për zhvillim, zgjidhjen e shumë problemeve. Më e mira është duke ardhur. Dhe, në fund, këto zgjedhje janë më shumë se lokale, këto janë cështje për cfarë komune, cfarë të ardhme dëshironi dh në cfarë vendi dëshironi të rriten fëmijtë tuaj. VMRO-DPMNE shkon për fitore të thellë, për një rikthim historic, për ndryshime, për një fillim të ri, për të treguar në vepër se ka dallim” – ka shkruar në Facebook, Hristijan Mickoski.