Kreu i opozitares VMRO-DPMNE Hristijan Mickoski akuzoi pushtetin se po bëjnë lojëra maço-taktike me zgjedhjet, sepse sipas tij, shumica parlamentare ka frikë të përballet në zgjedhje. Edhe me karakter i quajti frikacakë.
“Nuk ka datë për zgjedhje për shkak se tek partnerët qeveritar ka një maço-taktikë të çuditshme e nga ana tjetër lusin Zotin asnjëherë të mos ndodhin ato zgjedhje sepse sipas karakterit janë frikacakë. Në publik kanë maço-mesazhe por në fakt kanë frikë të dalin në zgjedhje dhe bëjnë kalkulime”, tha Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.