Zgjedhjet në degën e BDI-së në Tetovë, ja kush janë pretendetët?!

Javorja Fokus ka shkruar për zgjedhjet brendapartiake në BDI, sidomos në degën e Tetovës, ku janë përmendur disa emra. Sipas saj, në garën për kryetar të kësaj dege përmenden: Festim Halili – ish-zv/kryeministër për Marrëveshjen e Ohrit, Xhemail Jusufi – drejtori aktual i ELEM Turs si dhe Florin Besimi- vëllai i ish-ministrit të ekonomisë, Fatmir Besimi.

Marketing

Megjithatë Fokus nuk përmend emra të tjerë, apo nga krahu që udhëhiqet nga Hazbi Lika. Por, megjithatë në kalkulime është përmendur edhe Hisen Xhemaili, ministri aktual pa resor, por siç thuhet shanset janë më të vogla përballë konkurrencës që është krijuar me tre emrat e parë. Veç tjerash përmenden edhe Teuta Arifi si dhe kryetari aktual i degës, Resi Abdurrahmani.

Marketing