Zgjedhjet në Malin e Zi/ Një shqiptar vendos ”fatet” e qeverisë

Teksa janë numëruar rreth 80% e votave në Malin e Zi, rezultati është i ngushtë dhe partitë që ishin në qeveri kanë siguruar 37 mandate.

Marketing

Partia e Milo Gjukanoviç kryeson me 1 mandat kundër Frontit Demokratik, partia më e madhe opozitare me 28 mandate.

Blloku opozitar përllogaritet se mund të marrë 40 mandate në tërësi, pa përfshirë lëvizjen “Ura”.

Kjo parti duket se është “çelësi” i qeverisë. Ajo drejtohet nga një shqiptar Dritan Abazoviç.

Në një prononcim për ABC News, Abazoviç tha se votat e tij do të bëjnë diferencën, ndërsa e cilësoi veten si “Game changer”, personi që do të bëjë edhe ndryshimin e lojës.

“Çelësi i qeverisë ka për tu varur prej koalicionit tonë. Ne s’kemi për të lejuar që të krijojnë kushte që nuk janë të mira për qyterët. Më ka takuar si shqiptar që pas 30 vitesh të mbaj çelësin. Kam pasur shumë sulme, edhe prej partive nacionale shqiptare. Që nuk duan të pranojnë që një shqiptar mund të përfaqësojë në Malin e Zi në një nivel më të lartë. Çelësi i qeverisë është që të krijohet qeveria eksperte, nuk ka pasur ndryshime të politikave të jashtme. Nuk ka nevojë për të pasur frikë”, u shpreh ai.

I pyetur se me kë do të negociojë për t’i dhënë kështu Malit të Zi qeverinë e re, ai tha: “Negociatat  mund të bëhen vetëm ata që janë të gatshëm të bëjnë sistemin e qeverisë së ekspertëve”.