Zgjedhjet në Serbi/ Ali Ahmeti me thirrje për shqiptarët: Dalje masovike, mbështetni kandidaturat shqiptare për deputet

Kryetari i BDI Ali Ahmeti ka bërë thirrje që sot shqiptarët në Luginë të dalin masovikisht në zgjedhje për të vendosur për fatin e tyre.

Marketing

Postimi i plotë:

Zgjedhjet e nesërme në Serbi janë të një rëndësie të madhe për shqiptarët në Luginën e Preshevës.

Ftoj të gjithë shqiptarët të dalin masovikisht dhe të marrin pjesë në procesin zgjedhor duke vendosur vet për fatin e tyre dhe duke faktorizuar vetën në përbërjen e ardhshme të Kuvendit.

Shqiptarët në Luginë meritojnë më shumë dhe ne, Maqedonia e veriut, Shqipëria dhe Kosova, kemi përgjegjësi për të gjithë bashkëatdhetarët tanë atje.

Uroj sukses për të gjithë dhe ju bëj thirrje edhe një herë të gjithë votuesve shqiptarë që jetojnë në Serbi që nesër të dalin masovikisht për të mbështetur kandidaturat shqiptare për deputet.

Ju priftë e mbara vëllezër e motra.