Zgjedhjet në Serbi më 26 prill?

Zgjedhjet parlamentare dhe lokale në Serbi, sipas informacioneve jozyrtare nga TV Prva, do të zhvillohen më 26 prill.

Marketing

Sekretari i Përgjithshëm i presidentit të Serbisë Nikolla Selakoviq konfirmoi me një paraqitje të ftuar në këtë televizion se zgjedhjet do të mbahen më 26 prill.

Më parë, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, paraqiti 19-26 prill si dy data të mundshme për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare në Serbi.

“Do të ishte më logjike për ta që të mbaheshin më 26 prill, para së gjithash, duke pasur parasysh se është një javë para Pashkëve, dhe praktika është të shmangen festa të tilla të rëndësishme”, tha drejtori i përgjithshëm i Qendrës për zgjedhje të lira dhe demokraci CeSID, Bojan Klaçar.