Zgjedhjet në Serbi, Shaip Kamberi: Jemi afër sigurimit të një mandati

Shaip Kamberi nga lista “Beteja politike e shqiptarëve vazhdon”, ka siguruar deri më tani 11.278 vota në zgjedhjet parlamentare në Serbi.

Marketing

Sipas tij, këto vota do t’i sigurojnë ulësen në Parlamentin serb.

Në garë për postin e deputetit ishte edhe Visar Mehmeti nga lista tjetër shqiptare “Alternativa Demokratike Shqiptare-Lugina e Bashkuar”.

Deri në mbylljen e vendvotimeve në orën 20:00, në Bujanoc kanë dalë të votojnë 40 për qind, ndërsa në Preshevë pjesëmarrja ishte mbi 20 për qind.

Shqiptarët e Luginës së Preshevës, Medvegjës e Bujanocit në zgjedhjet e sotme parlamentare garuan me dy lista: “Beteja politike e shqiptarëve vazhdon – Shaip Kamberi” dhe “Alternativa Demokratike Shqiptare-Lugina e Bashkuar”.