Zgjedhjet në Venezuelë/ Maduro akuzon mafien shqiptare: Po pengojnë procesin zgjedhor

Mafia shqiptare po tenton të vendosë eksplozivë në Venezuelë për të penguar procesin zgjedhor. Kjo akuzë e fortë ka ardhur nga presidenti aktual venezuelian, Nicolas Maduro.

Marketing

Gjatë një konference të jashtëzakonshme, thotë se në 25 maj, ditën e zgjedhjeve presidenciale, mafia shqiptare e cila vepron në Ekuador, ka rekrutuar mercnarë për të kryer atentate terroriste në vend.

“Janë terroristë! Mafia shqiptare që sundon Ekuadorin ka dërguar njerëzit e saj për të vendosur eksplozivë këtu në Venezuelë. Përballë kërcënimeve të reja: votoni PO, jo plumbat! Ne kemi çmontuar një komplot të rrezikshëm që kishte si synim destabilizimin e vendit përmes dhunës, dhe pas tij qëndron mafia shqiptare, presidenti ekuadorian Daniel Noboa dhe amerikanët e lidhur me strukturat paramilitare”, shprehet presidenti Maduro.

Më herët ministri i Brendshëm deklaroi se 17 nga 38 personat për të cilët është lëshuar fletëarresti dhe që kanë përfunduar pas hekurave, janë të huaj.

Në konferencë ishin të pranishëm edhe Zëvendëspresidentja Delcy Rodriguez dhe Ministri i Mbrojtjes Vladimir Padrino Lopez, së bashku me zyrtarë të tjerë të sigurisë kombëtare.