Partitë kryesore në Kosovë kanë publikuar sot listat e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.
Lista e Vetëvendosjes do të kryesohet nga kryeministri Albin Kurti, ndërkohë që në përbërje të saj do të jenë analistë, mjekë, sportistë, artistë, dhe madje edhe gazetarë.
Pas kryeministrit Kurti renditet kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca ndërkohë që në dhjetëshen e parë jane edhe emra të njohur si Donika Gërvalla, Avni Dehari, Albulena Haxhiu, Hekuran Murati, Xhelal Sveçla dhe Mimoza Kusari Lila.
Lista e Partisë Demokratike të Kosovës do të kryesohet nga kandidati për kryeministër Bedri Hamza dhe pas tij vjen kryetari i Partisë Memli Krasniqi.
Emra të tjerë të njohur që janë pjesë e listës së PDK-së për kandidatë për deputetë janë: Vlora Çitaku, ish-ambasadore e Kosovës në SHBA, Bernard Nikaj, ish-ambasadori i Kosovës në Bruksel, Mimoza Ahmetaj, ish-ministre e Integrimeve Evropiane, Artan Behrami, ish-këshilltari i presidentit Hashim Thaçi.
Ndërsa lista e LDK-së do të kryesohet nga kryetari i saj Lumir Abdixhiku dhe ndër emrat e njohur të saj janë Jehona Lushaku Sadriu – drejtoreshë e Arsimit në Komunë të Prishtinës, që së fundmi ka aderuar në LDK, Drita Millaku – ish deputete e LVV-së që ka kaluar në LDK, Visar Azemi – ekspert i ekonomisë, Zef Morina – kryetar i Partisë Shqiptare Demokristiane të Kosovës, si dhe Lumbardh Salihu, ish-futbollist dhe tani pjesë e shou-bizit.
10 emrat e Vetëvendosjes
Albin Kurti
Glauk Konjufca
Donika Gërvalla
Avni Dehari
Albulena Haxhiu
Hekuran Murati
Xhelal Sveçla
Mimoza Kusari Lila
Faton Peci
Shqipe Mehmeti Selimi
10 emrat e parë të listës së PDK
1.Bedri Hamza
2.Memli Krasniqi
3.Vlora Çitaku
4.Enver Hoxhaj
5.Uran Ismaili
6.Eliza Hoxha
7.Rrahman Rama
8.Bernard Nikaj
9.Sala Jashari
10.Abelard Tahiri
10 emrat e parë të listës së LDK
Lumir Abdixhiku
Kujtim Shala
Doarsa Kisa Xhelili
Lutfi Haziri
Gazmend Muhaxhiri
Hykmete Bajrami
Imri Ahmeti
Sokol Haliti
Jehona Lushaku Sadriu
Anton Quni