Zgjedhjet parlamentare, partitë finalizojnë listat

Njësoj si KShZ, edhe partitë janë me “motorë të ndezur” maksimalisht për përmbylljen e listave zgjedhore që duhet të dorëzohen deri nesër në mesnatë në Komisionin Shtetëror Zgjedhor. Por, pjesa më e madhe e tyre jozyrtarisht janë bërë publike para këtij afati ligjor. Mbrëmë VMRO-DPMNE zyrtarizoi bartësit në gjashtë njësitë zgjedhore të cilat i prezantoi këtë pasdite në konventën zgjedhore bashkë me emrat e tjerë të kandidatëve.

Marketing

Konventë mbajti pasditen e sotme edhe koalicioni ASH –Alternativa, në të cilën pritet të konfirmohet lista e kandidatëve dhe më pas emrat të bëhen publikë për opinionin.

Edhe PDSh pritet sonte të konfirmojë edhe publikisht listat e kandidatëve për deputetë pas mbledhjes së kryesisë qendrore. PDSh do të garojë e vetme në zgjedhjet e 12 prillit.

Bartësit e listave i ka konfirmuar edhe partia më e madhe në pushtet, LSDM, pas kongresit të 24 që zhvilloi punimet të hënën në Shkup. Bartësit e listave i ka zyrtarizuar edhe Bashkimi Demokratik për Integrim, pritet vendimi përfundimtar nga mbledhja e organeve të partisë në të cilën do të verifikohen emrat e kandidatëve të tjerë.