Zgjedhjet, partitë heqin dorë nga të gjitha aktivitetet

Partitë politike do ti anulojnë të gjitha aktivitetet zgjedhore deri më 22 mars. Për këtë vendim liderët e partive e kanë njoftuar sot kryeministrin teknik Oliver Spasovskin.

Marketing

Shëndeti dhe jeta e qytetarëve është më e rëndësishme se çdo gjë tjetër, kështu që ne besojmë se mesazhin më të fortë për qytetarët në këtë moment duhet ta dërgojnë partitë politike, në mënyrë që të respektojnë rekomandimet dhe është mirë që të gjithë liderët politikë me të cilët fola sot në mëngjes, z. Zaev, Mickoski , Ahmeti, Sela, Gashi, Kasami pajtohen që moratoriumi duhet të qëndrojë deri më 22 Mars. Sigurisht, si do të zhvillohen ngjarjet, ne jemi këtu, të hapur për të gjithë të ulemi së bashku, dhe të vendosim se çfarë është në interesin më të mirë të qytetarëve- deklaroi Oliver Spasovski.

Mickovski informoi se në bisedën telefonike me Spasovskin u ra dakord, që situata të monitorohet nga afër dhe që vendimi për zgjedhjet të merret në atë drejtim. Tani është koha kur shëndeti i qytetarëve është gjëja më e rëndësishme, tha Mickoski.

Konsultimet ishin që deri më 22 mars, të gjitha partitë politike do ti anulojnë, praktikisht të ndërpresin çdo aktivitet, që lidhet me zgjedhjet e parakohshme parlamentare, në kuptimin e grumbullimit të një mase më të madhe njerëzish, adresimin drejt një mase më të madhe njerëzish, qoftë brenda apo jashtë. Ajo që folëm në bisedat telefonike është nëse ka nevojë, edhe më herët do të mblidhemi në takim liderësh, dhe do të miratojmë një përfundim si do të funksiononim në të ardhmen- deklaroi Hristijan Mickoski.

Nga BDI thonë se pas konsultimeve telefonike, me drejtuesit e partive kryesore politike, shpallin moratorium për të gjitha aktivitetet e partisë në lidhje me zgjedhjet parlamentare. LSDM-ja informoi se ata po monitorojnë në mënyrë aktive situatën dhe po veprojnë në përputhje me masat dhe rekomandimet e institucioneve, në funksion të mbrojtjes së shëndetit kolektiv të qytetarëve.

Partitë theksojnë se tani nuk është koha e mbledhjes së pikave politike, por është koha kur duhet treguar përgjegjshmëri për mbrojtje të shëndetit publik.