PDSH ka vazhduar fushatën zgjedhore në fshatrat e Tetovës. Kreu i saj Thaçi, premtoi demokraci konsensuale dhe ndarje të drejtë të buxhetit.
“Me PDSH-në në qeveri do të aplikohet demokracia konsensuale, e unë si zëvendëskryeministër me të drejtë të vetos do të sigurohem që buxheti të ndahet drejt dhe proporcionalisht. Ne si PDSH kemi plan të detajuar ekonomik dhe politik. Me ardhjen e PDSH-së në qeverisje dhe unë si zëvendëskryeministër do të sigurohem që buxheti i shtetit të kanalizohet drejt përforcimit të sistemit shëndetësor në vendbanimet shqiptare. Kjo do të jetë prioritet që në ditët e para. Kemi kuadrot për ta realizuar që t’i ngritim shqiptarët në nivelin e merituar. Nga funksionarët do të kërkoj raport dhe transparencë totale ndaj qytetarëve. Rritja e qëndrueshme ekonomike është rëndësi parësore për PDSH-në. Ne do të rritim luftën kundër hajdutëve, bandave e kështu me radhë. Askush nuk do t’i pengojë firmat të operojnë dhe zhvillohen. Kjo do të tërheqë kapitalin e huaj privat.”,- deklaroi kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi.