Zgjedhjet e ardhshme presidenciale në Kroaci do të zhvillohen më 22 dhjetor.
Secili kandidat, për të qenë i vlefshëm, duhet të ketë mbështetjen e të paktën 10 000 firmave nga votuesit.
Nëse asnjë nga kandidatët nuk merr 50 % të votave, raundi i dytë do të mbahet më 5 janar, ndërsa kandidati i zgjedhur do të marrë detyrën më 18 shkurt.
Nga 10 apo më shumë politikanët që deri më tani kanë njoftuar qëllimin e tyre për të kandiduar, sondazhet tregojnë një epërsi të presidentes aktuale Kolinda Grabar Kitaroviç me 28,6 % të votave, ndërsa sfiduesi kryesor i saj, ish-kryeministri socialdemokrat Zoran Milanoviç, rezulton me 24,3 % të votave.