Në Kroaci sot mbahen zgjedhjet presidenciale, ku mbi 3.8 milionë votues do të vendosin se cili nga 11 kandidatët për president do ta udhëheqin vendin gjatë pesë viteve të ardhshme.
Të gjitha anketat kanë bërë të ditur për një garë të ngushtë midis presidents aktuale Kolinda Grabar Kitaroviq që mbështetet nga HDZ, Zoran Milanoviç nga SDP dhe kandidati i pavarur Miroslav Shkoro. Sipas një ankete të fundit të radiotelevizionit kroat HRT, në raundin e dytë do të shkojnë Kitaroviq me 28, 3 % dhe ish-kryeministri socialdemokrat Milanoviç me 26,6%