Teksa ideja për shtyrjen e zgjedhjeve ka dalë në opinion, KShZ vazhdon punën. Për zgjedhjet e 12 prillit kësaj radhe do votojë edhe diaspora. Në prag të skadimit të afatit të paraqitjeve për zgjedhjet në diasporë, është arritur censusi prej 6540 paraqitjesh të konfirmuara, si kusht për t’u organizuar zgjedhjet atje.
Më shumë të paraqitur ka në Venecia, Melburn dhe Berlin. Nuk dihet ende si do mund të organizoheshin zgjedhjet në Venecia nëse situata me Koronën nuk ndryshon. Ajo që dihet është se atje janë paraqitur 400 votues, për të tjerat duhet pritur si do rrjedhin ngjarjet.