Zgjerimi i “listës së zezë” me kryetar komune, prokuror publik, gjykatës dhe ish zëvendëskryeministër i vuri në lëvizje institucionet, por edhe pritshmëritë

Kryetar komune, prokuror publik, gjykatës dhe ish zëvendëskryeministër u gjetën në “listën e zezë” të Departamentit të Shtetit amerikan për shkak të “korrupsionit të lartë”. Emërimet e viteve të kaluara të politikanëve, nëse krahasohen me emrat e mëparshëm të cilët u gjetën aty nuk janë ndonjë befasi e madhe për publikun në Maqedoninë e Veriut. Përderisa emërimet e politikanëve si ish kryeministri Nikolla Gruevski, zëvendëskryeministrat Koço Angushev dhe Artan Grubi dhe kryetarët e komunave Ramiz Merko dhe Stevço Jakimovski, publiku në përgjithësi i përjetoi si diçka që pritej, “lëvizje” më e madhe dhe konfirmim për nevojën për remont të sistemit janë emërimet e atyre të cilët janë në anën e drejtësisë ose të paktën “duhet” të shihen si të tillë – ish prokurorja speciale publike Katica Janeva dhe gjykatësi i apelit Enver Bexheti.

Marketing

Nëse Uashingtoni ka mundur të grumbullojë dëshmi, atëherë mundeni edhe ju, porositi ambasadorja amerikane, duke theksuar se ato janë dëshmi të cilat janë në dispozicion gjerësisht dhe se tani radhën e kanë organet e rendit dhe gjyqësisë në vend.

Emërimet në dhjetor, si dhe në fillim të vitit, përsëri e aktualizuan idenë “lista e zezë” amerikane të jetë bazë për vendosje të masave nga shteti ndaj personave dhe firmave. Kjo ide, si propozim ndryshime të Ligjit për masa restriktive, ishte propozuar nga MPJ i kaluar, por në Kuvend mbërriti madje në mars, prandaj pritej që nuk do të gjendet në mbledhje para zgjedhjeve.

Qeveria e re porositi se emërimet janë konfirmim për atë që e flet VMRO-DPMNE në disa vitet e fundit dhe ju bëri thirrje institucioneve kompetente që të bëjnë hetime për akuzat, ndërsa zgjidhje të shpejtë të rastit kërkuan edhe nga sfera gjyqësore. Partitë shprehën qëndrime të ndryshme, por e mbështetën vendimin e Departamentit të Shtetit.

Marketing