Zgjerimi i mundshëm i qeverisë, ASh: Komisioni për bisedime, brenda javës

DCIM100MEDIADJI_0484.JPG

ASh konfirmon se ende nuk ka zgjedhur Komisionin, i cili do të autorizohej për zhvillimin e bisedimeve për hyrje në Qeveri.

Marketing

“Brenda javës do të mbahet mbledhja e Kryesisë së partisë ku do të formohet komisioni për bisedime me Qeverinë. Më pas do të organizohet edhe referendum nëpër degë dhe do të kërkohet mendimi i strukturave lokale.” , thuhet në përgjigjen me shkrim të ASh-së.

Kreu i Aleancës, Arben Taravari, pas Kuvendit Qendror të partisë, deklaroi se veç zërave pro përfshirjes në ekzekutiv ka edhe zëra kundër.

Edhe në kuadër të koalicionit qeverisës, jo të gjithë partnerët janë të lumtur për një zgjerim të tillë, pasi do të duhet të lëshojnë dikasterë dhe poste drejtuese për partnerin e ri.

Kundër janë deklaruar Alternativa, grupi i të revoltuarve të BDI-së, me bartës nënkryetarin e kësaj partie Izet Mexhiti, si dhe Lidhja Demokratike e Pavle Trajanovit.

Marketing