Presidenti rus, Vladimir Putin ka nënshkruar ditën e djeshme një ligj i cili zgjeron kontrollin qeveritar në internet.
Ligji i cili është publikuar dhe në faqen e Kremlinit, ka ngjallur reagimin e kritikëve duke u shprehur se ky është një tjetër hap ku Putin kërkon të vendos autoritetin e tij.
Ligji i nënshkruar në 1 maj, nuk do të ndikojë në të gjithë aktivitetin e internetit, por në disa pjesë të caktuar të tij.
Mbrojtësit e internetit kanë thënë se një gjë e tillë do t’iu mundësojë agjencive ruse të inteligjencës që të vëzhgojnë më shumë si dhe autoritetet shtetërore do të kenë më shumë hapësirë për të kontrolluar informacionin.
Megjithatë, Kremlini dhe aleatët e tij në parlament kanë mbrojtur këtë legjislacion si masë nëse Shtetet e Bashkuara dëshirojnë t’i pamundësojnë Rusisë qasjen në internet.
Në rast se ndodhë një gjë e tillë, rregullatori rus i mediave, Roskomnadzor, do të mund të fitonte kontrollin e internetit në Rusi duke filtruar trafikun në këtë shtet.