Ja kush zgjedhet kryetar i Këshillit Gjyqësor

Këshilli Gjyqësor sot në mbledhje të jashtëzakonshme zgjodhi Sashko Georgiev për kryetar, raporton Portalb.mk.

Marketing

Georgiev u zgjodh në këtë detyrë me tetë vota “për” dhe katër vota “kundër”. Ai u propozua për kryetar nga anëtari i Këshillit, Hanif Zendeli.

Në seancë mungoi kryetarja e shkarkuar, Vesna Dameva.

Këshilli Gjyqësor njoftoi se seanca e sotme e jashtëzakonshme do të mbahet sot me fillim në ora 16:30, pas seancës të shtyrë të dy majit.

Foto nga seanca e Këshillit Gjyqësor për zgjedhjen e kryetarit, 04.05.2023. Foto: Portalb.mkFoto nga seanca e Këshillit Gjyqësor për zgjedhjen e kryetarit, 04.05.2023. Foto: Portalb.mk

Kujtojmë se më 26 prill u shkarkua nga funksionini kryetarja e Këshillit Gjyqësor, Vesna Dameva. Zëvendësi i saj, Selim Ademi, i cili pas zënkave që kanë zgjatur disa orë dhe pasi Dameva refuzoi ta vendos në votim pikën e cila nuk ishte në rend dite, ai e hodhi propozimin në votim. Shtatë anëtarë e mbështetën zëvendësin, i cili e mori udhëheqjen e seancës në prani të saj.