Federata e Futbollit të Kosovës ka zhvilluar ditën e sotme asamblenë e jashtëzakonshëm për të zgjedhur presidentin e ri.
Kuvendi i jashtëzakonshëm zgjedhor është thirrur sot për të zgjedhur presidentin e ri të FFK-së, pas vdekjes së papritur të Fadil Vokrrit me 9 qershor. Në këtë kuvend u votua pro për Agim Ademin, i cili e zë vendin e të ndjerit, Vokrri.
Nga 58 delegatët e Federatës së Futbollit të Kosovës, 58 kanë votuar pro për zgjedhjen e Agim Ademit si president të ri të FFK-së.